Momenti kur ambasadorja greke e akredituar në Tiranë mbërrin pranë Gjykatës së Vlorës, aty ku po mbahet seanca gjyqësore ndaj Fredi Belerit, të arrestuar dy ditë më parë për shitblerje votash.
Ajo nuk është lejuar të futet në ambientet e sallës ku po mbahet gjyqi ndaj Belerit, ndërsa në pamje shihet se në hyrje të Gjykatës thërret dhe sqarohet me avokatin e Fredi Belerit.
Fredi Beleri mbërrin në Gjykatën e Vlorës, ambasadorja greke nuk lejohet në sallë!
Të njëjtin fat ka pasur edhe vetë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili po ashtu nuk është lejuar të futet në Gjykatën e Vlorës, por është filmuar duke folur në derën e jashtme të saj me avokatin e Belerit.