-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Kosova vazhdon përpara

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova është burim stabiliteti në situata kur kërkohet të krijohet tension e konflikt. Ajo ka theksuar se pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara.

“Republika e Kosovës është një dritë shprese dhe burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension e konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse, dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, ka thënë ajo pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani ka shtuar se Kosova ka kapërcyer sfida e pengesa të shumta në luftën drejt lirisë, ndërsa ka theksuar se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë. Duke iu referuar vizitës së fundit të administratores Power në Kosovë 24 vjet më parë, Osmani ka thënë se Kosova ka ndryshuar thellësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit