Një makinë është shkrumbuar plotësisht këtë të shtunë në rrugën e Arbrit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se, makina e cila ka qenë në ecje e sipër, ka marrë flakë në pjesën e by-passit në Qafë Murrizë,
Ndërkohë nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.