Sali Berisha doli në një konferencë për mediat në orën 23:00 duke deklaruar se nuk e njeh rezultatin në Kamzë, ku sipas të dhënave të KQZ-së Arjan Hoxha humbi përballë Rakip Sulit. Ish-kryeministri foli për një manipulim dixhital, referuar faktit që votimi ishte elektronik.
“Të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota para PS-së. Në “poll”-in më të saktë të 13 viteve të fundit, i bërë në fund të shkurtit, PD me PL-në ishin 14% para PS-së, ndërkohë që manipulim dixhital e nxjerr sot PS-në, 10 mijë vota para këtij koalicioni.
Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyrë dixhitale dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe kundër kërkesave për t’u votuar në mënyrë dixhitale” tha ai.