Shtetasi Bedri Murati është kapur mbrëmjen e sotme nga policia e Krujës duke shpërndarë para për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në njoftimin e policisë raportohet se janë sekuestrur 69 000 të rinj, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh.
48-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi ka precedentë të theksuar kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjen e armëve pa leje, prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Kush është Bedri Murati:
Bedri Murati, pjesë e një grupi kriminal, ra në pranga së bashkë me 4 anëtarë të tjerë në vitin 2015, të dyshuar për disa shpërthime me tritol në Krujë e Fushë – Krujë, ku u sekuestruan po ashtu edhe 30 kg tritol.
EMRI/ I forti i Krujës kapet në mes të natës me 50-çe duke blerë vota
Bashkë me Muratin në pranga ranë edhe Astrit Zguri 38 vjec nga fshati Larushk, i denuar me pare per vrasje, Ylli Zalla 38 vjec, nga fshati Zall-Krujë, Fatjon Cara 31 vjec nga fshati Nikël dhe 17 vjeçari me iniciale A.Z nga fshati Larushk.
Bedri Murati së bashku me grupin e tij janë të dyshuar për dhjetëra ngjarje me shpërthime në Krujë e Fushë Krujë, mes tyre edhe 3 shpërthimet ndaj kreut të Bashkisë së Fushë- Krujës, Gjon Bardhi e në institucione publike në këtë zonë.