Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Shqipëri.
Por siç sqaroi edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilrijan Celibashi, kjo nuk do të thotë që personat që ndodhet në qendra dhe ende nuk kanë votuar do të ndalohen.
Menjëherë pas mbylljes kutitë e votimit do të nisen drejt Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku do të kryehet edhe numërimi i votave.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin vendor rezulton më e ulët se sa në zgjedhjet e vitit 2021.
Ndërkohë procesi nuk ka nisur me këmbë të mbarë, pasi shumë qytetarë të cilët kishin shkuar për të votuar që herët në mëngjes u detyruan të ktheheshin pasi aparaturat e identifikimit të zgjedhësve shfaqën probleme.









