Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” si dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia gjatë fjalës së tij para mediave u shpreh se gjatë procesit të votimit janë regjistruar problematike ku kanë qenë të përfshirë persona me precedent penalë.
Spahia gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në votim për të mirën e fëmijëve dhe të ardhmes së tyre.
“Edhe një here ti japim forca drejt kutive të votimit për të mirën e fëmije tanë, për të ardhmen tonë. Larg krimit dhe korrupsionit ku mundohen që ta zhysin çdo ditë.
Procesi? Kemi pasur njoftime dhe sinjalizime për shumë problematika, sidomos gjatë hapjes së procesit zgjedhor dhe pjesën e paradites. Prezencë edhe të personave me të shkuar kriminale, strukturat e krimit të organizuar kanë shantazhuar qytetarët.
Këtë e kam shprehur edhe gjatë momentin të votimit tim ku kam kërkua që të garantohet votim të lirë,” u shpreh Spahia.









