Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ka denoncuar disa parregullsi me procesin e votimit në Memaliaj.
Sipas Shehut, ka probleme me funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik dhe mungesë asistence teknike.
Ai bëri thirrje që qytetarët të mos largohen pa votuar, por të shprehin verdiktin e tyre.
“Po dëmtohet ne Memaliaj procesi i votimit! Edhe ne Dropull! Duke i “perzene” votuesit! Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt.
Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit! Nuk ka asnje asistence teknike! Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve.
Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin! I bej thirje KQZ te vendose menjehere normalitetin ne votim!
I bej thirje votuesve te nderuar:
Te qendrojne per te votuar, te mos largohen pa votuar! Kjo eshte ne interesin e tyre, te Memaliajt, Dropullit, te te gjitheve e kudo!”, shkruan në reagimin e tij Tritan Shehu.