Deputeti i PD-së Edmond Spaho ishte sërish protagonist sot në një qendër votimi në Maliq. Situata u tensionua dhe Spaho u përplas me një qytetar, i cili denoncoi se deputeti e tërhoqi zvarrë. Por demokrati ka një tjetër version për ngjarjen. Ai u shpreh se dy persona e kanë penguar dhe e kanë shtyrë.
Incident në Korçë! Deputeti tërheq një qytetar për krahu! Sulen të tjerët (FOTO)
“Shkova në shkollë kërkova që të kontaktoj me përfaqësuesit e mi. Dy gorilla më dolën përpara dhe nuk më lejonin të komunikoja me përfaqësuesit e mi. I largova.
Dola jashtë, njoftova policinë. Të gjithë të largohen 200 metra larg qendrës së votimit. Mora një nga mbështetësit e mi dhe e largova. Prita sa erdhi policia, vendosa rregullin dhe tani do shkoj në komisariat që të bëj denoncimin.
Unë kam ndjekur në zonën e Maliqit dhe kam konstatuar që ka pasur probleme komisionerësh. Ka pasur aparatura për identifikimin e personit që nuk kanë punuar. Madje në një zonë ka filluar identifikim manual sepse aparatura nuk punon.
Këta përdorur presionin, intimidimin, lëshimin e bandave për të trembur votuesit që të mos vijnë të votojnë. Tani po shkoj në komisariatin e Policisë Maliq për të bërë denoncimin”, tha Spaho.