Mbyllet numërimi i votave edhe në bashkinë e Beratit. Fituesi ishte vulosur disa orë më parë sipas projeksioneve që j anë zyrtarizuar. Ervin Demo mori mandatin e dytë përballë Zija Ismailit të koalicioni të Sali Berishës.
Gjithashtu edhe në Gjirokastër përfundoi procesi i numërimit të votave. Flamur Golemi vijon drejtimin e bashkisë për një tjetër mandat me një rezultat të thellë përballë Dorian Lanit.
“Do të punojmë më shumë që ta bëjmë Gjirokastrën një alternativë të parë për të rinjtë”. Këto ishin fjalët e para të Golemit pas fitores.
Në kampet e opozitës në të dyja bashkitë ka rënë heshtja. Shpresat për fitore u zbehën nga ora në orë dhe në fund iu dorëzuan verdiktit të qytetarëve.