-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Demo: Reforma e re Territoriale të bazohet në të dhëna konkrete

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo deklaroi sot se granti i performancës do të jetë në fokus për vitin 2026 duke e thelluar më tej dhe duke qenë një pikë shumë e mirë financimi për bashkitë me rendiment të lartë. Demo tha se bashkitë do të kenë një platformë apo portal ku do të merren shërbimet e dixhitalizuara në nivel lokal. Ministri Demo foli edhe për reformën territoriale.

“Reforma territoriale ka rëndësi jo thjesht nga pikëpamja politike, por po flasim për mënyrën sesi ne do të menaxhojmë territorin, mënyrën sesi qytetari do të veprojë nesër me institucionet lokale, për të pasur shërbime më të mira. Po flasim për bashki, që duhet të jenë gati që të ballafaqohen me sfida, që unë i thashë dhe më herët në këtë konferencë apo që vijnë qoftë nga procesi i integrimit.

Prandaj, reforma territoriale është një hap shumë i rëndësishëm, është sfidë jo e vogël, sepse unë besoj se është një mundësi e jashtëzakonshme, që nëse ne e përdorim ashtu siç duhet, nëse gjithë aktorët përfshihen dhe ne të kemi një reformë, që unë shpresoj mos të durojë 10 vjet, por të jetë reformë që zgjat edhe më shumë.

Në 2014, nga një numër shumë i lartë bashkish, kaluam në 61 bashki. Shqipëria ka ndryshuar dhe ka trende zhvillimi, që duhet të merren në konsideratë në reformën territoriale. U bëj thirrje gjithë aktorëve që të jenë pro-aktivë në këtë proces”, tha Demo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit