-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fisnik Qosja flet si kryebashkiak i Kavajës: Për të mirën e qytetarëve, do t’i shtrij dorën edhe qeverisë!

Kryesoret

Kandidati për kryebashkiak në Kavajë, Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka shpallur fitoren në këtë qytet. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh entuziast për fitoren, ndërsa shtoi se, edhe pse një betejë e vështirë ia doli pasi kishte në krah mbështetjen qytetare.

Ai deklaroi se kundër kishte makinerinë e pushtetit, por ia doli mbanë falë mbështetjes qytetare.

“Ishte fitore e mundimshme, por qytetarët ma bënë më të lehtë se kurrë. Unë kundër nuk kisha asnjë, kisha pranë qytetarët e Kavajës. Unë kisha kundër vetëm një gjë, makinerinë e pushtetit. Por qytetarët e Kavajës nuk i bën balla as makineria e pushtetit dhe as e njeriut për të drejtuar Kavajën aty ku duan ata. Do punoj ditën e natë. Do jem në shërbim të tyre 24 orë”, tha Qosja.

Demokratët nisin festën në Kavajë

I pyetur nëse do të punojë për bashkimin e PD, ai tha: “po, pasi PD-në e kam si shtëpinë time”.

Ndërkohë, ai nuk nguroi të thoshte se për të mirën e qytetarëve do ti shtrijë dorën edhe qeverisë.

“Për të mirën e qytetarëve të Kavajës do t’i shtrij dorën çdo njeriu, çdo institucioni gjithashtu edhe qeverisë”, tha Qosja.

Demokratët “ngushëllohen” me Kavajën, “ngrenë në ajër” kryebashkiakun e ri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit