Benet Beci ishte padyshim surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve, pasi arriti që të fitonte Shkodrën, “kështjellën” blu që socialistët nuk e kishin marrë kurrë në 30 vite pluralizëm. Pas triumfit, demokrati që u bashkua me socialistët për të fituar bashkinë nën siglën e PS-së kishte një mesazh për të gjithë shkodranët.
“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook, ku ka festuar mes ovacioneve me operatorët dhe ekipin numërues të votave. Bardh Spahia duhet të dorëzojë bashkinë pas vetëm një viti në krye të saj.