Edhe në qarkun e Dibrës deri më tani Partia Socialiste kryeson. Deri tani janë numëruar 29 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 67.93% të votave. Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka është rreth 26.82% ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede është 5.25%.
Në Bashkinë Klos janë numëruar 24 nga 27 kuti. Nga rezultatet paraprake, kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.61% të votave, ndërsa rivali i saj Bedri Hoxha nuk i kalon 44%.
Në Bashkinë Mat, Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.02% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i “Bashkë Fitojmë” shkon 32.98% të votave.
Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.59% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Defrim Fiku shkon 39.41%.