Gara për bashkinë e Libohovës ishte e veçantë për disa arsye. Po rendisim vetëm dy prej tyre. Në garë ishin dy kushërinj të parë Leonard Hide nga PS dhe Adil Xhelili nga krahu i Sali Berishës, i cili u bë i njohur pasi një nga premtimet e tij ishin funeralet falas.
Fundi? Socialistët fituan dhe Xhelilit i duhet të urojë kushëririn e parë. Në lojë janë edhe dy bashki, por që nuk parashikohet që të përmbysin rezultatin.