Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme edhe Kavaja caktoi përfundimisht kryetarin e saj të ardhshëm që do të drejtojë bashkinë e qytetit për katër vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të procesit të votimit, në sallën ku po numëroheshin votat, u pa edhe kandidati socialist Redjan Krali, i cili në momentin kur po largohej, u përball me Ervin Salianjin.
Ky i fundit iu afrua dhe e ngushëlloi me një të përqafuar, skenë që duhet thënë se nuk jemi mësuar shumë ta shohim këto vitet e fundit në vendin tonë.
Krali ka takuar edhe demokratët e tjerë që ishin të pranishëm aty, ndërsa më pas është përshëndetur me simpatizantët e tij, që e prisnin jashtë, ku nuk munguan as të qarat.