Misioni i OSBE-ODIHR në një konferencë për mediat ka shprehur vlerësimet e saj në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara të 14 majit.
Ata vlerësuan se zgjedhjet vendore ishin përgjithësisht të mirëorganizuara. Sipas shefes së misionit të OSBE-ODIHR-it, Glover kandidatët bënë fushatë lirisht dhe se dita e zgjedhjeve ishte paqësore ndërkohë që ndërhyrjet partiake e tensionuan.
Glover u shpreh se kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht për çështjet me rëndësi për komunitetet vendore zor se u shfaqën gjatë kësaj fushate.
“KQZ ka bërë një punë përgjithësisht një punë të mirë por në komisionet e tjera më poshtë u prish për shkak të zëvendësimeve të vazhdueshme. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore por u ndikua nga ndërhyrjet partiake, ndërhyrjet procedurale, votimi në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës. Procesi i numërimi ishte përgjegjësish i mirë”, tha Glover.