Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm kundër nipit të bashkëshortes së tij.
Ai denoncoi sulmin duke e quajtur “të papranueshëm”. ndaj nipit të gruas së tij Brigitte në margjinat e një demonstrate kundër reformës së pensioneve.
“Këto janë veprime të papranueshme dhe të pajustifikuara. Dhuna nuk ka vend në Demokraci. Asnjë formë dhune nuk justifikohet”, theksoi ai.
Ky sulm u denoncua nga deputetë të partive të djathta dhe të majta.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme kundër nipit të Zonjës së Parë të Francës në qendër të qytetit të Amiens.
Nipi u njoh nga disa protestues të cilët janë kundër rritjes së moshës së pensionit dhe e sulmuan.
Babai i viktimës, Jean-Alexandre Tronier u shpreh se sulmuesit e goditën në kokë, krahë dhe këmbë duke bërë thirrje kundër presidentit, gruan së tij dhe familjes së tyre.