Mesditën e sotme ka pasur një alarm në aeroportin e Rinasit për shkak se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së kargos është konstatuar një pako e dyshimtë.
Menjëherë pas njoftimit, policia njofton se janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e qytetarëve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.
Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, po sipas njoftimit të policisë, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.
Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.