Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për nipin e deputetit të Krujës, Ramazan Rraja.
Ai ankimoi masën e arrestit, por liria u refuzua dhe kështu do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli. Rraja u arrestua në 19 Prill në Krujë.
30-vjeçari, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.
Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.