-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria çoi 20% të investimeve në tunelin e Llogorasë, akset Shkozet-Plepa dhe ai i Fushë-Krujës të pakalueshëm

Kryesoret

Në katër mujorin e parë të këtij viti qeveria shpenzoi 15.2 miliardë lekë në formën e investimeve kapitale, nga të cilat 3 miliardë lekë (27 milionë euro) ose rreth 20 për qind e financimit total shkoi për financimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora.

Por teksa financimet e qeverisë janë përqendruar në projekte me ndikim të kufizuar, aktualisht rruga nacionale Shkozet – Plepa që është infrastruktura kryesore e plazhit të Durrësit, Golemit e Kavajës, që është qendra kryesore pritëse në vend për turizmin e organizuar, aktualisht është gati e pakalueshme.

Përveç rëndësisë që ka për turizmin në Durrës, ky aks është strategjik për turizmin e Jugut, pasi nëpërmjet tij kalon i gjithë trafiku i lëvizjeve nga Veriu dhe Qendra e vendit, duke u bërë pikë kalimi për pjesën më të madhe të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Jo vetëm infrastruktura e zonës së Durrësit, por e gjithë qendrës së vendit është e mjerueshme aktualisht.

Aksi Fushë-Krujë -Kamzë me vetëm dy korsi lëvizëse është bërë gati i pakalueshëm aktualisht nga amortizimi dhe gropat e mëdha të hapura në rrugë.

Autostrada Tiranë- Durrës e mbuluar me arna dhe me gropa nga mbikalimi i Rinasit në Durrës nuk është e denjë për një vend që po renditet në krye të listave për flukset e pritshme të turistëve.

Në listën e projekteve që kanë marrë financime edhe këtë vit u rendit jugu i vendit. Përveç tunelit të Llogorasë edhe rreth 620 milionë lekë (5.5 milionë ) euro shkuan sërish në Vlorë për financimin e By-passit dhe financimin e kostove lokale që duheshin për ndërtimin e tij./ Monitor

Lexo këtu artikullin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit