Zbardhen detaje të reja nga atentati që ndodhi pasditen e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit. U qëllua me armë drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga.
Paraprakisht, dyshohet se personi që qëlloi në drejtim të makinës së Armando Prengës në Kurbin është djali i komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhje.
Prenga po qarkullonte me makinë, kur 29-vjeçari Fatbardh Ismaili qëlloi me armë në drejtim të mjetit të tij. Shkak dyshohet një konflikt ditët e fundit dhe që mund të ketë pikënisje zgjedhjet.
Ka qenë vetë ish-deputeti që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ndërkohë 29-vjeçari që qëlloi është shpallur në kërkim.