-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentja që i hodhi salcë në kokë ministres merr mandatin në Tiranë

Kryesoret

“Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori ishte surprizë me rezultatin që mori në Tiranë për kandidatët për kryetar bashkie duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD-së zyrtare.

Në këshillin bashkiak kanë mundur që të marrin vetëm një mandat. Në krye të listës është Mirela Ruko, e cila do të përfaqësojë lëvizjen e Qorit në këshillin bashkiak të Tiranës.

Ruko nuk është e panjohur për opinionin publik. Studentja e sociologjisë aktivizmin e nisi disa vite më parë me lëvizjen “Për universitetin” që në shkurt të këtij viti u regjistrua si parti me emrin “Lëvizja Bashkë”.

Protagoniste u bë në 2017 kur në një aktivitet të organizuar i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla duke kundërshtuar reformën në arsimin e lartë. Mirela Ruko është një ndër aktivistet që ka marrë pjesë në cdo protestë të organizuar nga lëvizja e drejtuar nga Qori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit