-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tom Doshi i dha Ramës katër bashki (Shifrat)

Kryesoret

Tom Doshi ka qenë njeriu vendimtar në këto zgjedhje për disa bashki në veri të vendit. Padyshim që mund të cilësohet “kingmaker” i ri në politikën shqiptare. Këtë e thonë faktet. Ish-deputeti i shpallur “non grata” nga SHBA i ka dhuruar Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të paktën katër bashki. Bazuar te shifrat.

E para dhe më e rëndësishmja ka qenë Shkodra. Benet Beci mori 34531 vota ose 60% përballë 22804 ose 40% të Bardh Spahisë. Por votat për këshilltarët na ndihmojnë për të zbuluar fuqinë e Doshit. PSD mori 12908 e përkthyer në 12 këshilltarë, forcë e tretë në Shkodër. Nëse votave të Becit i zbriten të PSD-së, atëherë do të zbriste poshtë Spahisë, gjë që tregon se faktor kryesor ishte Doshi.

Bashkia e dytë është Vau i Dejës, ku ish-deputeti i PD-së, Zef Hila humbi përballë Kristjan Shkrelit me një diferencë prej 2618 vota. Tani shkojmë te lista e këshilltarëve ku PSD mori më shumë se të gjitha partitë 4082 vota, e përkthyer në 10 këshilltarë.

Pa votat e Doshit, Shkreli nuk do të ishte bërë kryetar bashkie. Me 2909 vota PSD ka qenë vendimtare edhe në bashkinë e Malësisë së Madhe duke i dhënë një tjetër mandat Tonin Marinajt.

Zbresim në Lezhë. Ish-deputeti i ka dhënë një dorë të mirë socialistit Ndreu për të mbajtur bashkinë. Pjerin Ndreu fitoi me 1923 vota diferencë kundrejt Pashk Gjonit. Nëse 18299 votave të Ndreut si kandidat i heqim 4871 që i dhanë 7 mandate Doshit për këshillarë, atëherë socialisti zbret në 13428 vota përballë 16376 votave që mori kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës që mund të ishte fitues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit