-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“3 mijë euro për certifikatën”! SPAK dënon Hamzanë, shefin dhe pronarin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës së Sarandë, Leart Pashën i cili akuzohet se merrte 3 mijë euro ryshfet për të shpërndarë certifikata pronësie. Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar  Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.

Ish-shoferi në Drejtorinë e Burgjeve, Hamza Tola është dënuar me 2.3 vite burg. Ai u akuzua nga SPAK se merrte para duke u premtuar personave të ndryshëm se do t’u mbaronte punë, pasi kishte akses dhe njohje në shtet.

Tola u ndalua pas denoncimeve në një emisionin investigativ, ku ai i mori 3 mijë euro një qytetari për legalizimin e një hoteli në qytetin e Sarandës.

Ai u kishte premtuar edhe personave të tjerë për legalizime objektesh, pasi pretendonte kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës. Për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove.

Pronari i hotelit në Sarandë, Kastriot Kreu i cili tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë, është dënuar me 16 muaj shërbim prove.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit