Kostoja e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth e cila u zhvillua më 19 shtator, pas një periudhe zie kombëtare, sipas shifrave të shpallura nga Thesari Britanik, arriti në 162 milionë paund.
Kostoja mbulon gjithashtu pelegrinazhin popullor në trupin e saj, i cili u zhvillua në Westminster, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz.
Barrën më të madhe e mbajtën Home Office e cila pagoi 74 milionë paund dhe Ministria e Kulturës e cila pagoi 57 milionë paund.
Kostoja, e publikuar nga Ministria e Financave , ka të bëjë me varrimin, si dhe ngjarje të tjera të ndodhura gjatë asaj kohe, përfshirë pelegrinazhin popullor.
Kryesekretari i ministrisë, John Glenn tha se në atë kohë, prioriteti i qeverisë ishte të siguronte që “ngjarjet të zhvilloheshin pa probleme, me një nivel të duhur dinjiteti” dhe me sigurinë dhe mbrojtjen e publikut të garantuar.