Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani që fitoi 5 mandate në këshillat bashkiak në të gjithë vendin, një prej të cilëve do ta përfaqësojë vetë në Tiranë u kërkoi koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dy prej forcave të ekstremit të majtë, “Lëvizjen Bashkë” dhe “Vetëvendosjes” që nuk garoi në 14 Maj.
“Hajde ta bëjmë bashkë këtë rrugë, kjo është një betejë e përbashkët, prandaj nuk ka vend që luftën ta vazhdojmë veç e veç. Momenti historik ku ndodhet vendi kërkon bashkimin e të gjithëve atyre që duan një Shqipëri krejt ndryshe” tha ai.