Ditën e hënë në orën 13:00 Fredi Beleri do të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Paraqitja bëhet për shkak se dosja kaloi nga prokuroria e Vlorës në SPAK. Gjyqtarja Atalanta Zeqiri do të vendosë për fatin e tij.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave së bashku me Pandeli Kokaveshin. Por në 14 Maj arriti që të fitonte zgjedhjet për bashkinë e Himarës.
Arrestimi i tij futi në një kurs përplasje Shqipërinë me Greqinë, që kërkon lirimin e Belerit me cdo kusht.