-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi zgjedhjet, reagon pas 5 ditësh kryebashkiaku në detyrë i Memaliajt

Kryesoret

Kryebashkiaku në ikje i Memaliajt, Gjolek Guci, ka reaguar 5 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku ka falënderuar gjithë votuesit që i besuan atij votën, ndërsa nuk ngurroi t’i urojë suksese edhe rivalit të tij që do të marrë drejtimin e bashkisë, pas përfundimit të mandatit aktual.

Guci shprehet se, deri ditën e fundit që do të jetë në detyrë, ai dhe ekipi i tij do të vijojë punën me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri, sikurse ka punuar deri më sot.

“Të nderuar bashkëqytetarët e mi! Ju jam mirënjohës dhe dua të falënderoj të gjithë ata që na besuan me votën e tyre. Unë së bashku me ekipin tonë, jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për komunitetin e Memaliajt.

Udhëtimi jonë, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së ekipit ka qenë i vështirë, me një bashki me problematika të mëdha, me pak fonde dhe investime. Pavarësisht rezultatit, ndihem krenar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe dua të falënderoj përzemërsisht komunitetin që tregoi vlerat e qytetarisë dhe kulturës që e karakterizon. Ne folëm me punë dhe ide të reja, ndërsa shpresoj që punët të vazhdojnë edhe nën drejtimin e ri.

Ju garantoj se deri në ditën e fundit të mandatit tim, ekipi jonë do të vazhdoj punën me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri. I uroj suksese kryebashkiakut të zgjedhur dhe i kërkoj që të jap maksimumin për të mirën e komunitetit. Gjolek Guci.”, shkruan në reagimin e tij z. Guci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit