Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, la sot spitalin, pas një trajtimi 45-ditor. Teksa largohej nga spitali San Raffaele në Milano, 86-vjeçari, u pa duke përshëndetur gazetarët.
Ai është shtruar në spital në fillim të muajit prill, për shkak të pneumonisë, dhe mjekët kanë thënë se ai është trajtuar edhe për leucemi kronike. Politikani dhe manjati i mediave ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë të premten në Twitter se pret që bashkëpunëtori i saj konservator të kthehet, për “të luftuar shumë beteja tjera bashkë”.
Në fund të vitit 2020, ai është infektuar me koronavirus, ndërsa më 2016 i është nënshtruar një operimi në zemër.