-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: 20 milionë lekë për komisioner, 600 euro vota në Mamurras

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjashme për mediat vijoi denoncimet për atë që e cilëson “maskaradë elektorale të 14 Majit”. Sot, Berisha tha se banda dhe qeveria ofruan 20 milionë lekë për të blerë komisionerët e opozitës. Gjithashtu, më tej ai theksoi se në Mamurras bandat dhanë 600 Euro për votën.

Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat, në Peshkopi, ishin nën mbrojtjen e Ballukes, e cila shoqërohej me banditë. Dhe nga hoteli i Ymer Lalës drejtonte operacionet e tyre banditeske elektorale. Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve.

Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj. Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën.

Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë. Në Nikël, vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit