Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Ai u shpreh për mediat jashtë SPAK-ut se kutitë duhet të hapen dhe rezultati do të jetë në favor të tij.
“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata.
Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas. Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar.
Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS.
Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi.