Mesditën e sotme ka dalë përpara gjykatës së Elbasanit, Tefik Tashi 58-vjeç i cili qëlloi për vdekje me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.
Kokulur, Tashi ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë në gjykatë. Prokuroria ka kërkuar pa diskutim arrest me burg.
58-vjeçari pas krimit u shpreh se kunatën e qëlloi për shkak se e kishte ofenduar.