Mali Etna, një nga vullkanet më aktivë në botë filloi të nxjerrë hi dhe tym sot, duke detyruar autoritetet siciliane të mbyllin aeroportin e Katanias.
“Për shkak të aktivitetit të Etna-s dhe sasisë së madhe të hirit vullkanik që ka rënë në aeroport, fluturimet janë pezulluar derisa të lejojnë sërish kushtet”, tha menaxhmenti i aeroportit.
Mali Etna, i cili arrin 3324 metra lartësi, është vullkani më aktiv në Evropë. Ai është aktivizuar dhe shpërtheu shumë herë gjatë 500,000 viteve të fundit.