-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është Kiara shaku që nuk flasin? Jori flet për raportin me Luizin

Kryesoret

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania 2’, Jori Delli, ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Luiz Ejllin brenda shtëpisë dhe nëse ka pasur ndonjë flirt mes tyre.

E ftuar në rubrikën E Diell N’Trip të Top Channel, bukuroshja ka thënë se këngëtarin e ka konsideruar si shok, madje si vëlla dhe se e pëlqente shumë për humorin dhe batuat që bënin.

“Luizi është njeri shumë karizamatik. Aty brenda mërzitesh shumë shpejt, vjen ajo kohë që kemi folur një javë unë e di gjithë jetën tënde, çfarë do bëjmë? Unë kisha gjetur te Luizi shokun tim edhe si vëlla”.

“Ia kam thënë shumë herë dhe rrija me të sepse qeshja me lot, kërcenim, këndonim, ishte qejf prandaj unë u lidha shumë me të dhe ai me mua. Ato ngacmimet që më bënte ishin në kuadrin e lojës. Ato gjëra nuk janë fare të vërteta”, është shprehur modelja.

Sa i përket marrëdhënies me Kiara Titon – bashkëshorten e Luizit – ka theksuar se është neutrale, nuk kanë pasur komunikime me të dhe e kupton sepse tashmë ajo është e zënë dhe e preokupuar me shumë gjëra të tjera.

“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj”, ka sqaruar ajo.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit