Policia ka vënë në pranga 20-vjeçaren që shkaktoi aksidentin me tre të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë pasditen e djeshme.
20-vjeçarja humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë doli nga rruga. Të plagosura mbetën tre pasagjere, nga të cilat një ukrainase. Kjo e fundit po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.