Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme ku tronditi Kavajën pasi u vra në një lokal 48-vjeçari, Arjan Gosa.
Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal me të atin. Teksa ishte në pjesën e jashtme të lokalit një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri me një plumb.
Plumb i cili ishte fatal për 48-vjeçarin. Ndërkohë dje në darkë u publikua emri i autorit, 31-vjeçari, Habib Rexha.
Killeri i Arjan Gosës është me një dorë, u kthye nga emigrimi në Kavajë për të marrë hak
Autori është vëllai i Altin Rexhës i cili mbeti i vdekur pas një konflikti me vëllain e 48-vjeçarit, Edmond Gosa.
Ngjarja edhe nga njoftimi i policisë dyshohej për hakmarrje. Rexha pas ngjarjes është larguar nga vendngjarja në këmbë.
Mësohet se hetuesit kanë zbuluar se Rexha u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar për t’u fshehur në Kukës, nga është edhe me origjinë.
FOTO/ Pistoletën drejt! Killeri ia mbath me vrap pasi mori hakun e vëllait
Policia ka nisur negociatat me familjen e të riut duke u kërkuar që ai të vetëdorëzohet.
Dyshohet se Habib Rexha e kishte planifikuar hakmarrjen e të vëllait, Altinit që pas vrasjes së tij në fund të muajit mars të këtij viti.
Ai është kthyer dy javë më parë nga Italia duke mbajtur nën vëzhgim edhe lëvizjet e viktimës.
Pse më sheh ashtu? Tre të vdekur për një fjalë goje në Kavajë