-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Greqi autori i masakrës së Lushnjës Laert Haxhiu

Kryesoret

Është arrestuar në Greqi Laert Haxhiu autor i dyshuar i masakrës së Lushnjës. Lajmin e ka bërë të ditur  policia e shtetit.

Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askaldis  32 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kush është Laert Haxhiu? 

Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si “Iriqi”, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij.

Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.

Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.

Pas dales nga burgu nisi menjëherë nga atentatet. Tani ka në shënjestër Xhulio Shkurtin që i ka shpëtuar dy herë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit