Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë për herë të parë pas disfatës së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. I pranishëm ishte edhe Bardh Spahia. Gazetarët e pyetën për humbjen e thellë në Shkodër. Fajin ia hodhi qeverisë dhe bandave për humbjen.
“Krimi i organizuar mbështetur nga Rama, kryeministër i Shqipërisë. Votat e anëtarëve janë aty, ka rritje. Por ka përfshirje të shtetit dhe intimidim. Demokratët nuk na braktisën. Votat e demokratëve janë aty” tha ai.