-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ushtria e NATO-s në Shqipëri, mesazh i qartë për Rusinë

Kryesoret

Sali Berisha përshëndet stërvitjen e madhe të ushtrive të NATO-s në Shqipëri “Defender Europë 2023” duke u shprehur se është një mesazh i qartë për Rusinë dhe synimin e saj për destabilitet në Ballkan. SHBA që është udhëheqësja e NATO-s nuk përmendet në postimin e ish-kryeministrit.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s ‘Defender Europe’ 23 në Shqipëri. Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë.

Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit