-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit me vonesë! 10 qytetarë në gjyq, votuan më shumë se njëherë

Kryesoret

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë, ose pa u identifikuar”, i kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të 6 marsit 2022. Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga hetimet është provuar se ka tri raste të votimit të dyfishtë, ndërsa të tjerët kanë votuar më shumë se njëherë ose nuk janë identifikuar, duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

“Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit” thotë prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit