Rojet e sigurisë janë përplasur fizikisht me tregtarët ambulantë në Kishën e Laçit.
Shefi i sigurisë ka deklaruar se u përplasën me ambulantët sepse brenda kishës nuk lejohet që të tregtohet.
Të lënduarit kanë shkuar në spital për ndihmë. Policia ka nisur hetimet për rastin.