Policia greke ka zbardhur vrasjen e një trafikanti belg kokaine, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj 2020 në Voula, Athinë.
Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij. Prej dy vitesh ai jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos.
Sipas gazetës “Kathimerini”, autori i dyshuar i vrasjes së Waegeman është shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur.
Referuar burimeve të tyre, mediat fqinje raportojnë se shkaku i vrasjes së belgut Waegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet.
Marius Diamanti kishte qenë i është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë.
Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjecari shqiptarë në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjte me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit.
Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasësh shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.