Pas arrestimit të Laert Haxhiut policia greke ka arrestuar edhe Firdeus Berberi.
Berbei akuzohet për plagosjen e rëndë me dashje të Joan Muçllarit. Ai bashkë me shokun e tij Greis Maxhari qëlluan me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë Muçllarin i cili mbeti i plagosur rëndë, ngjarje kjo e ndodhur më 25 Prill të vitit 2022.
Ngjarja mes të rinjëve i kishte fillesat vite më parë kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” u akuzua se qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Related