-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del fotoja e “bishës” që u kap hasmi i Aldo Bares! Si e bëri lëmsh policinë greke?

Kryesoret

Policia greke ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Laert Haxhiut në Janinë mbrëmjen e së hënës. Ai akuzohet për masakrën e Lushnjes me dy të vdekur dhe të plagosur pak vite më parë. Rivali i Aldo Bares fshihej në Greqi me identitetin e një gjeorgjiani.

Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim. Tentativa për arratisje mori fund me prangosjen e tyre.

“Një bandit i rrezikshëm shqiptar është arrestuar nga oficerët e sigurimit të Janinës pas një ndjekjeje aventureske. Mbrëmjen e së hënës, oficerët e Policisë së Sigurimit kanë bërë sinjalizim për të ndaluar një automjet në zonën e Eleuzës së Janinës, drejtuesi i mjetit nuk bindet dhe pasohet një ndjekje.

Automjeti, në tentativë për të shmangur arrestimin e drejtuesit të mjetit, ka përplasur tre automjete ka mbetur i bllokuar në semafor me mjete të tjera dhe drejtuesi dhe dy persona të tjerë janë arrestuar, kur BMW X5 ka përplasur bordurën dhe ka plasur goma.

Nga hetimi i Drejtorisë së Policisë së Janinës, rezultoi se bëhet fjalë për banditin shqiptar LAERT HAXHIU 24-vjeçar, i cili kërkohet nga policia shqiptare si pjesëtar i grupit kriminal dhe i akuzuar për vrasje dhe tentativë vrasje në Shqipëri.

Ai është një nga kriminelët më të rrezikshëm. Ai dyshohet se është i dyshuar për vrasjen e anëtarit të grupit të Aldo Bares, Gerti Lala” shkruan media greke. ERT.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit