Iu mori disa herë shuma të mëdha parash 3 pjesëtarëve të një familje duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, arrestohet 30-vjeçarja Milena Deraj në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, kjo pasi vajza u mori lekët dhe i mashtroi se do i ndihmonte familja e kërcënoi.
Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo 30-vjeçare me anë të mashtrimit me premtimin se do t’i investonte paratë në bono thesari.