Një shofer kamioni që kishte një flamur nazist brenda, ka thyer barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë në SHBA, ku si për qëllim ka pasur të lëndonte presidentin amerikan Joe Biden.
“Doja të rrëmbeja dhe dëmtoja Presidentin Biden”.
Kështu është shprehur shoferi i kamionit që u përplas me barrierat e sigurisë në sheshin Lafayette, pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen djeshme. Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u arrestua me akuza të ndryshme, përfshirë sulmin dhe kërcënimin ndaj autoriteteve.
Dëshmitë e të pranishmëve raportojnë se automjeti i kompanisë me qira U-Haul u përplas me barrierat e sheshit Lafayette. Pas përplasjes së parë, drejtuesi ka rindezur mjetin dhe ka goditur sërish portën. Me të mbërritur në vendngjarje, agjentët siguruan zonën përpara se të kontrollonin mjetin, ku brenda saj u gjet edhe një flamur nazist.