Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare Kakavije, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria, pasi ishte kthyer deportiv nga pala greke, procedohet penalisht 30-vjeçari. Policia i ka kërkuar qytetarit me inicialet S. D. pasaportën me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit.
Ai ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt, duke qenë se ishte kthyer nga Policia Kufitare e Greqisë.