Mbrëmjen e sotme është raportuar për një shpërthim me tritol në zonën e Freskut.
Ndërkohë ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me ngjarjen. Mësohet se fasoneria është në pronësi të një italiani.
Sipas njoftimit nuk ka të plagosur vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.