-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindjet bien me 17% në tremujorin e parë 2023, niveli më i ulët historik në dekada

Kryesoret

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Rënia e lindjee ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022, Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.

Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti (shiko grafikun: Numri i lindjeve sipas tremujorëve, T I 2011- T I 2023).

Në të kundërt, mbarimi i pandemisë ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve, duke iu kthyer nivelee të para pandemisë. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT. Shtesa natyrore u kthye negative për herë të parë në historinë e vendit gjatë periudhës së pandemisë për shkak të rritjes së ndjeshme të jetëve të humbura nga pandemia dhe u rikthye sërish pozitive në 2022-n./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit